Konviktet janë hapur tanimë për studentët që nuk kanë shlyer detyrimet akademike të vitit të shkuar pra që janë në sezon provimesh, ndërsa stafet e rezidencave studentore po përgatiten edhe për vitin e ri akademik për respektimin e masave anticovid, ku gjithcka nis që në hyrje. Studentët duhet të dizinfektojnë duart dhe të matin temperaturën.