Kuvendi i Shqipërisë miratoi me 71 vota pro, 23 kundër dhe asnjë abstenim projektligjin për studentët e Mjekësisë, mes debatesh dhe një seance e cila zgjati pas mesnate. Kuvendi nisi të enjten seancën e fundit për këtë sesion parlamentar. Ky votim erdhi pavarësisht se studentët e Universitetit të Mjekësisë protestuan të enjten para Kuvendit, kundër projektligjit që i detyron ata për të punuar 5 vite në Shqipëri në mënyrë që të marrin diplomën. Gazetar: Kristo Kote