Nënkomisari Arben Pjeçi me një karrierë 35-vjeçare në polici i ka dhënë fund jetës në zyrën e tij në policinë e Durrësit. Ai është gjetur i vetëvrarë me armën e shërbimit ditën e djeshme rreth orës 16:15, në ambientet e Komisariatit. Pjeçi, baba i dy fëmijëve ishte dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, me punë në komunitet për plagosje të lehtë pas një sherri me komshiun dy vjet më parë. Çdo ditë në një transmetim live do të vinë ngjarje të aktualitet, fenomene histori njerëzore, por edhe ngjarje të bujshme, ku program do të thellohet në to për të sjellë ekskluzive protagonistët e tyre. Lidhje direkte nga e gjithë Shqipëria. Dinamika e jetës shqiptare do të jetë çdo ditë në ekranin e Top Channel. Prezantojnë: Erjona Rusi & Arjon Muça Autore: Eralda Kenaj