Fillimi i shtatorit shpesh shoqërohet me trishtimin e përfundimit të pushimeve verore dhe me ankthin e rikthimit në punë. Por, ata që e kanë edhe më të vështirë këtë periudhë janë fëmijët. Çfarë ndodh me sjelljet dhe emocionet e tyre? Si e përjetojnë ata fillimin e kopshtit apo shkollës? Si mund t’i ndihmojmë për t’i përballuar sa më lehtë këto ndryshime në rutinën e tyre? Ndiqni intervistën me psikologen Lorela Garuli dhe mësuesen e ciklin të ulët Dhurata Aliaj.