Komisioni Evropian dhe komisioneri i Zgjerimit Oliver Varhelyi sot do të paraqesin propozimin e tyre për zgjerimin. Burime nga komisioni thonë se propozimi ka marrë parasysh qëndrimet e shteteve anëtare dhe “interesat gjeostrategjike të BE”, por edhe interesat e vendeve që duan të hynë në bllokun europian.