Gazetarja Rudina Xhunga me konsulencën e jashtëzakonshme të studiuesit Nasho Jorgaqi udhëtojnë në Trakën greke për të gjetur gjurmët e komunitetit shqiptar. Ata janë shqiptarë të larguar nga Qyteza në Mesjetën e vonë nga fshati Qafzezë . Është historia e mrekullueshme e gjakut dhe gjuhes shqipe të ruajtur nga shqiptarët që nuk janë as arvanitas as arbëreshë por që e deklarojnë veten e tyre si shqiptarë dhe jetojnë përgjatë lumit Evros në Greqi. Emisioni trajton eksodin e banorëve të fshatrave të Kolonjës, të cilët fillimisht u zhvendosën në Edrenen në Turqi dhe më vonë u vendosën në Greqi. Dëshmite autentike të banorëve që flasin akoma gjuhën shqipe të pastër në dialektin toskë dhe trashëgojnë brez pas brezi ritet dhe traditat e kolonjarëve. Nasho Jorgaqi tregon dhe lidhjen e Fan Nolit me historinë e këtyre banorëve dhe roli I tij në ndërtimin e Kishës Autoqefale Ortodokse Shqiptare.