Sporti është një aktivitet që sjell shumë përfitime te fëmijët, nga zhvillimi fizik dhe mendor deri te edukimi i disiplinës dhe organizimit. Mjeku ortoped, Dr. Onder Delialioglu tregon për dobitë e sportit te fëmijët në trajtimin e problemeve që lidhen me skeletin dhe kockat, ndërsa Arla Dermishi na rrëfen për pasionin e saj për notin dhe rezultatet e arritura në këtë disiplinë.