Spiunët, ende në administratë. Autoriteti i Dosjeve i zbuloi, por nuk janë hequr
13/02/2019 20:39
Autoriteti i Informimit të Dosjeve të Sigurimit të Shtetit i tregoi Top Channel inicialet e 30 spiunëve dhe bashkëpunëtorëve të institucionit më famëkeq të komunizmit. Dy prej tyre, me inicialet Gj.Sh. dhe I.M. ndodhen në Akademinë e Shkencave.