Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së mërkurës një problematikë në sistemin shëndetësor, ku një spital privat i ka marrë një mostër për biopsi një qytetari dhe ka harrua t’i bëjë analizën. Në redaksinë e emisionit investigativ u ankua Preng Gjomarkaj. Edhe pse gjatë kolonoskopisë i kanë thënë gojarisht e kanë shkruar edhe në recetë se është marrë mostër për biopsi, më pas i pohojnë denoncuesit se ajo nuk është bërë. Ata i kërkojnë që ai të paraqitet pranë spitalit që t'ia marrin edhe njëherë mostrën duke u shprehur se kjo është zgjidhja më e mirë për të dyja palët. Nga na tjetër qytetari shprehet se pas ndërhyrjes ka patur dhiimbje dhe për shëndetin e tij kjo është kohë e humbur.