SPAK nis hetimin e dosjes “Partizani”/ I paditur për privatizimin abuziv edhe dhëndri i Berishës
16/12/2020 15:20

Një muaj pas dorëzimit të kallëzimit nga Taulant Balla për privatizimin e ish Kompleksit Sportiv Partizani, që socialistët e kanë quajtur si një aferë të pastër korruptive shtetërore, Top Channel ka mësuar se SPAK e ka regjistruar si procedim penal me numër 287/2020. Kjo çështje është duke u hetuar nga prokurorja e SPAK, Enkeleda Millonai. Tashmë zyrtarisht nën hetim nga SPAK janë ish-kryeministri Sali Berisha, ish ministri mbrojtjes Arben Imami, anëtarë të tjerë të qeverisë Berisha, përfshi Jamarbër Malltezi dhëndrin e Sali Berishës, përfitues direkt i kësaj prone si dhe drejtues të shtabit të ushtrisë shqiptare bashkë me administratorët dhe aksionerët e dy kompanive ndërtuese në atë kompleks. Në qendër të kallëzimit penal, dorëzuar në SPAK nga kreu grupit parlamentar socialist Taulant Balla për privatizimit e këtij kompleksi, është Jamarbër Malltezi dhëndëri ish kryeministrit Berisha. Prokurorja e SPAK, Enkeleda Millonai duhet ti japë përgjigje përmes hetimeve, objektit të kallzimit se të gjitha ministritë dhe shumë institucione u vunë në shërbim të zotit Malltezi i cili në vitin 2006 nënshkroi disa kontrata noteriale me pronarët e tokës ku ai emërohej përfaqësues i tyre. Suksesi kthimit të kësaj prone sic edhe ndodhi, sipas kontratave noteriale e shpërblente Jamarbër Malltezin me 3 deri 5 përqind të sipërfaqes të kthyer të tokës. Të qenurit e Jamarbër Malltezit dhëndëri kryeministrit të kohës Sali Berisha, bëri që disa institucione shtetërore të përfshiheshin në këtë operacion privatizimi. Një prej tyre ishte edhe Ministria e Mbrojtjes e drejtuar nga Arben Imami. “Fakti që Ministrisë së Mbajtjes i është bërë presion për privatizimin e këtij objekti prej gati 1 viti tregon synimin dhe qëllimin e shpejtë për të realizuar tjetërsimin e kësaj prone. Ka qenë vetë ndikimi si dhe presioni i Jamarbër Malltezit mbi Ministrinë e Mbrojtjes,e cila ka pasur në administrim Klubin e Sportit Partizani që t’i detyrojë ata për të tjetërsuar pronësinë e objektit” thuhen kë këtë kallëzim tashmë objekt hetimi nga SPAK.

Top Channel/ “Nuk më vijnë shumë ankesa për ju”, Rama në spitalin e Lezhës:Kemi mjekë të mirë, por…
08/04 11:16
Top Channel/ ‘Mjekët e urgjencës nuk mund të trajtohen njësoj’, Rama në Lezhë:Në qershor do…
08/04 11:16
Top News – 100 lekë për çdo litër naftë. Kërkesa e shoqatës së transportit për qeverinë
08/04 11:12
Top Channel/ ‘Mjeku duhet të bëhet bashkëpronar në spital’, Rama:Për mirëmbajtjen duhet të…
08/04 10:53
Top Channel/ Kryeministri Rama në spitalin e Lezhës: Do fillojmë të vendosim tarifa për turistët që…
08/04 10:52
Top News- Theu masën e sigurisë dhe kreu 6 vjedhje/ Arrestohet 26-vjeçari, i dënuar dhe për dhunë
08/04 10:45
Top News- Izraeli nuk pranon armëpushimin. E zbaton vetëm me Iranin, Libani në mëshirë të Netanyahut
08/04 10:44
Top Channel/Theu masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’ dhe kreu disa vjedhje,pranga të riut në Tiranë
08/04 10:23
Top News- Paqja dy javore SHBA-Iran/ Çfarë përfshin plani 10 pikësh për armëpushim
08/04 10:20
Top News – Mes lehtësimit dhe tensionit. Iranianët mbushin sheshet, festojnë armëpushimin
08/04 10:09
Top News – Armëpushimi SHBA–Iran. Prapaskenat e marrëveshjes dhe negociatave
08/04 10:00
Top News – Arrihet marrëveshja. Armëpushim dyjavor mes SHBA-së dhe Iranit
08/04 09:59
Top Channel/ Trashëgimia kulturore. Firmoset programi për rijetëzimin e kullave
07/04 23:33
Top Channel/ Administratori i ri, Akuza për shkelje në universitetin e Shkodrës
07/04 22:15
Top News- Heroi që po shpëton jetë, hyn në ujin e liqenin e nxjerr gjallë të aksidentuarën
07/04 22:00
Top News- Takimi me blegtorët/ Ministri Salla: Me Skemën Kombëtare kemi rritur fondet
07/04 21:30
Top News- 11 vite burg për Rezart Taçin, dënohet biznesmeni, do pastronte paratë e ‘Cosa Nostras’
07/04 21:06
Top News- “Do pemë…ja këtu në anë ka plot vend”, Rama inspekton investimet në Lezhë
07/04 21:03
Top Channel/ Katër deputetë dëshmojnë për urën, kush janë deputetët që u thirrën në SPAK
07/04 20:10
Top Channel/ Rezart Taçi dënohet me 11 vite burg! GJKKO i konfiskon edhe 18.3 milionë euro
07/04 20:09