Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dënoi të enjten ish-kryeministrin Sali Berisha me një gjobë prej 50 mijë lekësh të vjetra. Vendimi I mor nga gjyqtarja Flora Hajredinaj, me arsyetimin se ka paraqitur kërkesë të padrejtë për përjashtimin nga çështja të gjyqtares Irena Gjoka. Përjashtimin e kësaj të fundit, e kërkuan avokatët mbrojtës të Berishës, Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi. Gazetar: Kristo Kote