20 Marsi është Dita Botërore e Lumturisë, e vendosur në vitin 2013 nga Organizata e Kombeve të Bashkuara. Motoja e këtij viti të vështirë pandemie është “Lumturi për të gjithë dhe përgjithmonë”. Origjinën kjo ditë e ka nga mbretëria e Butanit në Azinë Jugore, në vitet 1970. U pa se një individ I lumtur ndikon në mbarëvajtjen e familjes, shoqërisë, madje ndikon në rritjen e të ardhurave të një vendi.