Debati i tretë dhe i fundit televiziv i dy kandidatëve në garën për Shtëpinë e Bardhë do të fokusohet në politikën e Jashtme. Perballja finale perpara zgjedhjeve te 6 nentorit mes presidentit Barak Obama dhe sfidantit te tij republikan Mitt Romney pritet te terheqe rreth 6 milione shikues me tema kryesore diskutimi Libine, Iranin, terrorizmin, rritjen e Kines dhe luftrat ne Afganistan e Irak.