Për të hedhur dritë mbi shumë nga shqetësimet dhe qëndrimet e qytetarëve në prag të zgjedhjeve të 23 qershorit, Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, prezantoi gjetjet e Sondazhit Social Evropian, i kryer për herë të parë në Shqipëri, nga ku zbulohet se 47,8% e të intervistuarve nuk përkrahin asnjë parti politike.