Ermal Mamaqi ka treguar një detaj interesant që sipas tij e konsideron gabim gjatë filmit “2 gisht mjaltë”. Kolona zanore e filmit ka për kompozitor Valentin Veizin, i cili ky i fundit nuk ishte pyetur nga Ermali nëse duhet ta përdorte këngën e tij si kolonë zanore. Aktori ka treguar se ai e dinte që kompozitori kishte vdekur, prandaj nuk i kishte kërkuar të drejtën e autorit. Se çfarë ka ndodhur gjatë përballjes së tyre, Ermali e tregon në Soirée.