Moderatori i njohur Ardit Roshi në puntatën e fundit të të “Këndo këngën time” ka surprizuar partneren e tij Blerina Bajko, vajza e Agim Bajkos, duke iu ulur në gjunjë me unazë në dorë për t’i propozuar. Këtë mbrëmje ai në Soirée ka prezantuar Blerinën me të gjithë publikun duke nxjerrë detaje se si ka lindur historia e tyre e dashurisë.