Komiteti teknik i eksperteve nuk i ndryshoi masat anti Covid edhe pse numri i infektimeve ne vend është ulur. Ekspertet thonë se virusi është përhapur edhe ne fshat, ndërsa fushata elektorale pritet qe ta përkeqësoje situatën e Covid-19. Mira Rakacolli tha se do të mbeten në fuqi të gjitha masat, pavarësisht arritjeve të 2 javëve të fundit me fushatën e vaksinimit, e cila e ka bërë Shqipërinë vendin e parë në rajon sa i përket ritmit të vaksinimit.