Vaj në beze, 105x50 cm, vitet ’70, cmimi 1500 euro. Piktor dhe profesor në Akademinë e Arteve të Shqipërisë. Agim Zajmi është skenografi më i vlerësuar në teatrin shqiptar, me më shumë se 300 skenografi. Kreu studimet e larta për pikturë, skenografi-kostumografi në Shën-Petersburg, Rusi, studime që ai i mbaron në Akademinë Imperiale të Arteve të Shën-Petërburg në vitin 1961. Në të njëjtin vit, fillon punë si skenograf në Teatrin e Operës dhe Baletit dhe pak më vonë, punoi kryesisht në Teatrin e Kombëtar të Shqipërisë në Tiranë. Të shpeshta janë punët edhe me teatrot kombëtare të Prishtinës në Kosovë, Shkupit në Maqedoni dhe Malit te Zi. Ka qene dekan dhe profesor në Akademinë e Arteve të Shqipërisë, në Tiranë.