Drejtori Ekzekutiv i NAREA, Reinaldo Pipiria, dhe ekspertja për tregun e pronave, Sonila Xhafa, analizuan në Top Talk Economy tregun e pronave në vendin tonë, teksa çmimet vijojnë të mbeten të larta. Ata u ndalën tek rivlerësimi i pronave me 5% në janar, si do të funksionojë. Ndër të tjera u ndalën edhe tek kreditë për shtëpi, përfshirë investimet në prona. Programi "Top Talk" është emision i përditshëm që trajton tema aktuale në fushën e ekonomisë dhe biznesit. Me të ftuar të specializuar, analiza të thelluara dhe debate dinamike, programi sjell informacione të rëndësishme dhe opinione mbi zhvillimet më të fundit që ndikojnë në xhepat tanë, tregje dhe ekonomi. Nga e hëna në të premte, ora 15:45 Autor/Moderator: Angelo Haruni