Shqipëria miratoi në vitin 2017 ligjin për minoritetet, duke qenë një ndër shtetet e pakta që kanë njohur të drejtat e pakicave kombëtare. Vllehët e Shqipërisë janë një ndër minoritetet që përfituan dhe për herë të parë në historinë e Ballkanit u njohën zyrtarisht si minoritet nga një shtet. Serbia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe sidomos Greqia ka ndjekur politika asimiluese dhe mjaft të ashpra ndaj vllehëve duke tentuar shkrirjen e tyre me popullsinë vendase, ose shkatërrimin identitor të tyre. Rreziku nga politikat zmadhuese të numrave për vllehët, po ndjehet dhe ndaj atyre që jetojnë në territoret shqiptare. Në censusin e fundit u regjistruan vetëm 2 459 persona me origjinë arumune. Por sa kanë ndikuar politikat greke dhe përfshirja e tyre në reduktimin e numrit të vllehëve në vendin tonë?