Të gjithëve na pëlqen të vishemi bukur, pa shpenzuar shumë. Në njëfarë mënyre, rrobat që veshim tregojnë dhe për stilin apo karakterin tonë si njerëz. Duke menduar për rrobat, natyrshëm lind pyetja: Sa shpenzojnë shqiptarët për veshjen? Për t’i dhënë përgjigje kësaj pyetjeje, “Shqipëria Live” ka zhvilluar një vëzhgim në terren, duke pyetur qytetarët se sa investojnë për veshjen. Përgjigjet e qytetarëve kanë qenë nga më të ndryshmet, duke variuar nga 1500 lekë, deri në 1 mijë euro. Gazetar: Kristo Kote