Ndodhem në një aparaturë skanimi, dhe jo pa qëllim. Përgjatë një viti pandemie, në luftë më Covid-19-tën, mjekë radiologë konstatojnë, se ka persona të cilët I ka mbërthyer një lloj manie me skanerin, ose skanermania. Kërkojnë të bëjnë skaner pa qenë nevoja, por mjekët thonë se nëse skaneri bëhet pa një arsye dhe pa rekomandimin e specialistit, atëherë rrezatim kthehet në rrezik për shëndetin e njeriut.