Drejtori i Kontrollit Parësor Farmaceutik, Halit Bilali, dhe dy inspektorë të Autoritetit Shëndetësor u pyetën për mbi 3 orë nga prokurorë të njësisë “task forcë” në Prokurorinë e Tiranës, në lidhje me dyshimet se është abuzuar në rimbursimet e ilaçeve në disa farmaci në kryeqytet.