Një 69-vjeçar u dhunua të enjten nga një i ri në qytetin e Fierit. Ngjarja ndodhi pikërisht në ditën botërore dedikuar ndërgjegjësimit dhe parandalimit të abuzimit me të moshuarit. Ky i fundit, i cili me iniciale O. T., ishte duke qëndruar në stolin e një parku kur u sulmua nga një 29-vjeçar me banim në Mallakastër. Më pas, vetë i moshuari shkoi për të bërë edhe denoncim në komisariat, i frikësuar për jetën dhe i tronditur nga dhuna që u ushtrua ndaj tij. I moshuari ishte banues në Tiranë dhe nuk e njihte dhunuesin, i cili rezulton të jetë me probleme mendore sipas Policisë së Fierit. Gazetar: Kristo Kote