Fiks Fare publikoi mbrëmjen e së enjtes denoncime të shumta të fermerëve në disa qytete, që ankohen se pikat e shitjes me shumicë dhe pakicë të inputeve bujqësore, kanë rritur çmimet brenda një kohe të shkurtër. Emisioni investigativ bëri një vëzhgim në zonën e Myzeqesë, në Lushnje dhe Divjakë, te fermerët që ankohen për çmimet e larta dhe te pikat e shitjes, që thonë se çmimi i inputeve (DAP, URE dhe NITRAT) është rritur artificialisht gjatë kohës së luftës në Iran.