Skandal/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes! – Fiks Fare
25/04/2024 20:45

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale klientes së tij. Madje, ai bashkëpunon edhe me ish-burrin e saj, me qëllim që të fshehë pasuritë dhe llogaritë bankare nga përpjestimi i pasurisë dhe detyrimi ushqimor. Në redaksinë e emisionit investigativ u ankua një 42 vjeçare, e cila është e divorcuar dhe prej disa vitesh jeton në Londër, Angli. “Unë dyshoj që avokati që më përfaqëson mua, Pëllumb Isufaj, bashkëpunon me ish burrin. Unë kam bërë gjyq divorci dhe ish bashkëshorti s'ka dhënë detyrimin ushqimor për fëmijët, s'kemi ndarë pasurinë. Për të gjitha këto çështjet mora avokat” thotë denoncuesja. Sipas saj, avokati Isufaj është nga Fieri dhe ia kanë rekomanduar për shkak se ky person ka punuar edhe në Zyrën e Përmbarimit. “Fillova të dyshoj për të kur ishte kapur një shumë në bankë dhe më kanë sorollatur që nga muaji tetor deri në dhjetor 2023 me mendimin që mua t'më mbaronte afati. E kam telefonuar shumë herë, më thoshte e ke 0 lekë. Unë e kisha pagur, 500 mijë lekë plus 200 paund. Madje donte lekët e drekave dhe darkave. Dhe përveç këtyre, donte edhe favore seksuale. Që t'më mbronte në gjykatë. Kështu mendova dhe kështu doli” pohon denoncuesja. Denoncuesja pohon se avokati ka thënë se ish burri nuk ka asnjë llogari bankare, por kur ka pyetur në Përmbarim dhe pa dosjen ishin 11 mijë euro. Më pas në takimet që avokati ka bërë me denoncuesen duken qartë ngacmimet seksuale, një gjë të tillë ai e pranon dhe vetë.

Episodi i plotë – Fiks Fare, 10 Prill 2026
10/04 21:01
Monitorime/ “ Prill – Maj…” ja varianti më i ri i shprehjes – Fiks Fare
10/04 21:00
70 dele mes banesave! Pleshta, miza dhe erë e rëndë, Fiks Fare zgjidh problemin – Fiks Fare
10/04 20:45
Rrezik te varrezat! Qiparisi i kalbur rrezikon qytetarët dhe varret, falë Fiksit pritet pema – Fiks Fare
10/04 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 9 Prill 2026
09/04 21:01
Monitorime/ Fevziu dhe e ftuara habitin me rrahjet e zemrës! – Fiks Fare
09/04 21:00
“Pagë marr, por nuk më lënë të punoj”, rrëfimi i punonjëses me 42 vite kontribut – Fiks Fare
09/04 20:45
Nafta, domatja, kastraveci… gjithçka u rrit! Po çfarë nuk po ngrihet?! – Fiks Fare
09/04 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 8 Prill 2026
08/04 21:01
Monitorime/ Shkullaku lapsus me “Spaku”/“Plaku”: “Ta ‘ashtu’ planin” – Fiks Fare
08/04 21:00
“Plumba dhe goditje në kokë me qytë”, spitali dhe policia tentojnë të fshehin ngjarjen! – Fiks Fare
08/04 20:45
Në PD këndohet kënga: kë të qaj më parë, Lulin që ka ikur apo Saliun në garë? – Fiks Fare
08/04 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 7 Prill 2026
07/04 21:01
Monitorime/ Ylli Rakipi i kërkon falje popullatës për shprehjen “P*rdhi kali…” – Fiks Fare
07/04 21:00
80-vjeçari pret 4 muaj për analiza! ‘Shëndetësia falas’ dështon, pas datës 20 s’ka analiza!
07/04 20:45
Nga pushtimi te ‘miqtë’. Çfarë kujtojmë nga 7 Prilli? – Fiks Fare
07/04 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 6 Prill 2026
06/04 21:01
Monitorime/ Laerti ndikohet nga sirenat, moderatorja një prej tyre! – Fiks Fare
06/04 21:01
Qytetari paguan 800 euro për një dhomë gjumi që s’e morri kurrë, mobilieri zhduket! – Fiks Fare
06/04 20:45
Kina me 1 parti fluturon, Amerika me 2 po ashtu, ndërsa ne me 120 parti ngecim! – Fiks Fare
06/04 20:30