Fiks Fare udhëtoi në Lushnje dhe zbuloi pallatin ku disa futbollistë të Kombëtares dhe trajneri Silvinjo janë regjistruar fiktivisht si “banorë”. Kontratat e qirasë u bënë vetëm për t’u pajisur me pasaporta shqiptare, ndonëse asnjëri prej tyre nuk ka jetuar asnjë ditë aty. Administratori i klubit të Lushnjes pranoi se kontratat ishin “vetëm për dokumente”. Hetimi zbulon gjithashtu se edhe Edon Zhegrova mori pasaportën shqiptare para se dekreti i Presidentit të botohej në Fletoren Zyrtare. Një tjetër skandal që ngre pikëpyetje të mëdha mbi procedurat e pajisjes me shtetësi për sportistët.