Një rast që ngre pikëpyetje serioze mbi mënyrën si trajtohen pronat në Shqipëri. Një qytetare nga Tirana denoncon se rreth 100 m² truall janë “zhdukur” nga dokumentacioni zyrtar pas një ekspertize të kërkuar nga gjykata. Prej më shumë se 10 vitesh, ajo endet nëpër institucione pa arritur të rikthejë pronën e saj. Sipas saj, gjithçka nisi pas një procesi bashkimi pronash, ku në akt-ekspertizë përmendet kufiri, por në hartë prona nuk shfaqet fare. Eksperti fillimisht e cilëson si “lapsus”, më pas tërhiqet nga përgjegjësia, ndërsa institucionet e kanë pranuar dokumentin pa korrigjime. Sot, qytetarja vazhdon betejën për drejtësi.