Në të njëjtën ditë kur ish kryeministri konfirmonte se do paraqitej nëse pyetej nga SPAK, prokurori i posaçëm Alfred Shehu siç tregojnë shkresat përgatiti urdhrin për ta pyetur ish kryeministrin si person që ka dijeni për 21 janarin. Kërkesa ndaj ish kryeministrit është që Sali Berisha të paraqitet të premten në orën 10:00. Kjo shkresë që mban datën 7 nëntor dhe TCH disponon bëhet me dije se prokurori, i cili po heton kallëzimin e familjes së Aleks Nikës thotë se për nevoja të hetimit me urdhrin e datës 3 nëntor 2025 urdhërohet thirrja e shtetasit Sali Berisha. Gazetarja Anila Hoxha sjell detajet për Top Story