Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së mërkurës një skandal në sistemin e Përmbarimit Privat. Tre ish përmbarues, Helidon Xhindi, Lefter Canaj dhe Fatos Alimadhi, të cilëve iu është hequr licenca nga Ministria e Drejtësisë vite më parë, mbajnë “peng” me veprime burokratike dhjetëra mijëra dosje të qytetarëve. Ata nuk dorëzojnë vulën, dosjet dhe paratë e debitorëve, të cilat i mbajnë në llogaritë e tyre.