Fiks Fare denoncoi me zë dhe figurë pazaret e ryshfetit brenda Dhomës Kombëtare të Zejtarisë, e cila është themeluar në vitin 2017 dhe synonte rregullimin e profesioneve të lira në gjithë Shqipërinë. Një bashkëpunëtor i emisionit investigativ ka zbuluar të gjithë skemën e dhënies fiktive të titujve të zejtarisë, në këtë rast të saldatorit. E gjitha kundrejt ryshfetit. Me 1.1 milion lekë blen titullin “mjeshtër”.