“S’kam kënaqësi të jem mes njerëzve të zhveshur në plazh”, Dyrmishi propozon turizmin ‘Hallall’
07/07/2025 22:00

Nga Tirana në Durrës me tren, me çanta e dëshira të mëdha. Kështu pushonin shqiptarët në socializëm, kur deti ishte për të gjithë, por me rregulla. Pyetja e parë që dëgjohej në prag të verës në lagjet e qyteteve ishte "A e more fletën e kampit? Në atë kohë nuk ishte thjesht një copë letër, por bileta e hyrjes në pushim në një kamp të shtetit në Durrës, Divjakë apo Vlorë. Në atë kohë pushimet nuk ishin private, nuk ishin spontane dhe as nuk ishin luksoze – por ishin të organizuara, të përbashkëta dhe të barabarta, në kuptimin socialist të fjalës. Në Shqipërinë e viteve ’70 dhe ’80, pushimet vjetore për punëtorët dhe familjet e tyre nuk ishin një “shpërblim” për suksesin profesional, por pjesë e të drejtave që shteti garantonte. Sindikatat dhe ndërmarrjet shtetërore shpërndanin të famshmet “fletë kampi”, që caktonin saktësisht ditët e qëndrimit, vendin dhe repartin me të cilin do të shkoje. Kampet kishin shtëpiza me krevate marinari, çadra të madha kolektive apo baraka druri. Kishte një përgjegjës grupi, orar ushqimi dhe aktivitetesh, dhe një farë “rregulli moral” të pranishëm gjithmonë. Në mungesë të restoranteve e marketeve të sotme, shqiptarët përgatiteshin për pushime sikur po niseshin në ekspeditë. Çanta mbusheshin me bukë të thekur, djathë të bardhë, domate, shalqi dhe vezë të ziera. Shpesh çoheshe herët për të zënë vend nën hije, dhe mbuloja klasike ishte batanija e leshtë e ushtrisë, shtruar mbi rërën e nxehtë. Një shishe ujë e mbështjellë me gazetë, një radio e vogël që këndonte Vaçe Zelën, dhe ndonjë revistë “Ylli” – ishin luksi i asaj kohe. Nuk kishte dhoma hoteli me ajër të kondicionuar, as pishina me koktej. Por kishte zëra fëmijësh që loznin në rërë, zhurmë karrocash që shisnin akullore, dhe net me zëra kitareje e këngë partizane. Sot, resortet me pesë yje kanë zëvendësuar barakat prej druri. Pushimet janë bërë ekskluzive, ndonjëherë të paarritshme për shumëkënd. Trendi i plazheve sot mes të rinjve është me festa të çmendura buzë detit dhe ekstravagancë. Por për brezin që ka kaluar fëmijërinë me shalqi të ftohur në det dhe bukë me djathë nën pishat e kampit – kujtimet janë më të gjalla se kurrë. Ato nuk ishin të pasura, por ishin të mbushura me ndjenjë. A kanë qenë ato më kuptimplota se pushimet sot?

“Nga plazhi në diktaturë tek schiuma Party sot”, Vasili shpërthen për vajzat e zhveshura por Ilnisa…
07/07 23:15
“Tani na i plasin pushimet në fytyrë në Instagram”, Edi Oga habit: 50 ditë plazh taksative!
07/07 23:10
“Vetëm në Shqipëri”, personazhet VIP tregojnë se ku do të pushojnë sivjet
07/07 23:00
“Ne kemi pushime pornografike, erotike…”, Laert Vasili thirrje ndaj agjencive turistike
07/07 22:50
Laert Vasili e Ilnisa Agolli sfidojnë të ftuarit: Çfarë po thoni? Fëmijët sot duan gjithçka gati nga prindërit!
07/07 22:40
“S’pushoj dot si të rinjtë, s’ka më plazh për tu shtrirë në rërë”, Edi Oga: Gjej vende pa njerëz!
07/07 22:20
Sa e vështirë është të pushosh sot? Qytetarët për Top Story: Dëshira e madhe, por…
07/07 22:10
“S’kam kënaqësi të jem mes njerëzve të zhveshur në plazh”, Dyrmishi propozon turizmin ‘Hallall’
07/07 22:00
“Prisnim poshtë plazhit të Durrësit të binin bikinit”, Alket Islami tregon si pushohej në komunizëm: ’97 shkatërroi gjithçka më pas!
07/07 21:50
“Sezonin veror tani është pornografuar”, Laert Vesili: Me bezdis zhveshja e vajzave, largohem…
07/07 21:30
“Jam nostalgjik! E shijoja”, Edi Oga: Sot pushojnë për të tjerët, jo për vete!
07/07 21:20
“Ku janë delet? Ku janë pulat”, Ilnisa ngre alarmin: Po shkatërrohet lumi i Shalës nga turizmi i tepërt
07/07 21:10
Brenda magjisë në Xhaminë e Namazgjasë, Imam Bilal Teqja emocionon në Top Story, këndon Kuranin
03/07 23:05
Ndikime të huaja te feja, Imam Teqja: Mora vendim të mos punoj me asnjë shoqatë, pavarësi
03/07 22:53
Plaga e pronave të komunitetit mysliman, Imami Teqja: Kemi marrë vetëm 1/10, po bëhet më e vështirë
03/07 22:53
“As tapet nuk kishte xhamia ku isha”, imam Bilal Teqja tregon sakrificat ekonomike të hoxhallarëve
03/07 22:52
Lufta në Gaza e qëndrimi i Shqipërisë, Imami Teqja jep mesazhin: Asnjë fe s’ka lidhje me masakrën!
03/07 22:42
“Kafshë, arrogant, i pacipë”, Buzhala shpërthen me Kurtin! Po shkon Kosova sërish në zgjedhje?
03/07 22:33
Imami rrëfen ditët e para të hapjes së Namazgjasë: S’më zinte gjumi nga lodhja
03/07 22:30
4 mijë vetë në faljen e xhamisë, emocionohet imami: Lotoja nga mesazhet, dikush kishte hequr dorë…
03/07 22:18