Një efektiv i Policisë së Shtetit, qëlloi veten me armën e shërbimit në banesën e tij në Tiranë gjatë pasdites së djeshme. Aktualisht, efektivi 50 vjeçar ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës ku po merr ndihmën mjekësore. Efektivi ishte në vështirësi ekonomike për shkak të disa borxheve që kishte dhe kjo dyshohet se mund të ketë qenë arsyeja që e ka shtyrë të ndërmarrë aktin ekstrem.Sipas raportimeve, 50-vjeçari ishte dhe në kushtet e depresionit kur ka tentuar të vrasë veten, si jetonte i vetëm pasi ishte i divorcuar. Gazetar: Kristo Kote