Situata e të miturve në krim është shqetësuese. Policia shqiptare po përballet gjithnjë e më shumë me të mitur që janë pjesë e krimeve ordinere, sidomos vjedhjeve. Megjithatë, duke shfrytëzuar dhe lehtësirat ligjore për minorenët, ata janë bërë “gjah i lakmuar” dhe për grupet kriminale. Joshen lehtë dhe nuk mendojnë shumë për pasojat që mund të kenë. Kjo është vetëm njëra anë e medaljes, pasi shqetësuese janë dhe konfliktet e shpeshta që kanë fëmijët me njëri-tjetrin, që kanë çuar dhe në tragjedi