Rreth 140 ha pyll janë djegur gjatë tre ditëve në pyllin e Semanit. Kryesisht janë djegur shkurre, fidanë të rinj pishe dhe së fundi zjarri po përpin pishat dhjetra vjeçare. Për shuarjen e zjarrit janë angazhuar 4 mjete zjarrfikës, 2 të Fierit, 1 e Patosit dhe 1 e Albpetrolit, si dhe 25 të ushtrisë, forca tokësore Poshnje-Berat. Përhapja e zjarrit po ndihmohet edhe nga era e fortë e këtyre dy ditëve. Drejtori i mbrojtjes civile thotë se zjarri mund të jetë i qëllimshëm, ndërsa i bën apel banorëve të zonës të mos ndezin zjarre në parcelat e tyre.