Sot në program, Remili dhe Livia do të kenë një përballje të ashpër, që njëkohësisht do të jetë edhe e fundit për ata të dy në Për'puthen. Pas situatave të rënda që kanë ndodhur mes të dyve, Remili vazhdon akoma akuzat ndaj Livias, kjo e fundit ndihet keq, shpërthen në lot dhe lë studion. Nga ana tjetër, kjo do të jetë dita e fundit në Për'puthen për Remilin, konkurrentin më të vjetër të mbetur në program... Për'puthen, reality show më i ndjekur i dashurisë në Shqipëri. Djem dhe vajza të reja, në prezencën e kamerave dhe syrit të publikut përjetojnë flirtet, pëlqimet, xhelozitë, intrigat, lidhjet e dashurisë dhe emocionet më të sinqerta. Programi i përditshëm që pasqyron një pjesë të realitetit shqipar, është kthyer tashmë në fenomen me mbi 1 miliardë klikime. Autore: Olsa Muhameti Moderatore: Bora Zemani Opinionist: Arjan Konomi