Një numër shpërthimesh kanë tronditur qytetin e dytë më të madh në Siri, Alepon.Sipas Televizionit Shtetëror, dy shpërthime të ndryshme kanë shkaktuar një numër të madh viktimash, përfshi disa ushtarë, në qytetin verior. Sipas raportimit zyrtar, “bandat e armatosura” ishin përgjegjëse për këtë sulm terrorist.