Dhjetëra persona u vranë dhe shumë të tjerë u plagosën pas një sulmi ajror në një dyqan buke në Halfaja, në provincën e Hama-s në Siri. Aktivisti Samer Al Mahaui i tha agjencisë së lajmeve Reuters se “ende nuk dihet numri i saktë i viktimave, por atje u panë grumbuj trupash të pajetë”.