Fiks Fare në trajtimin e sigurisë ushqimore, ka denoncuar disa herë rastet e therjeve të kafshëve nëpër rrugë, në kushte skandaloze dhe të pakontrolluar. Akoma deri më sot institucionet shtetërore nuk kanë arritur të ndalojnë therjet dhe tregtimin e kafshëve dhe produkteve të tyre, nëpër lëndina apo e rrugë. Tregtarët për t'i shpëtuar ndëshkimit ligjore të tyre, kanë zgjedhur të paguajnë përfaqësuesit e institucioneve përgjegjëse për ndëshkimin e tyre, duke ju dhënë nga 2000 deri në 3000 lekë në dorë. Tregtarët vijojnë të shesin mishin në kushte skandaloze dhe askush nuk ndërhyn për mbrojtjen e jetës së konsumatoreve.