Anije peshkimi, anije mallrash e nëndetëse... Statistikat zyrtare për sasitë e kapura të drogës me origjinë nga Kolumbia, vendi që është edhe prodhuesi më i madh i kokainës në botë, janë shumë të shpërndara dhe shumë të vështira për t'u gjetur. Por gazetarët investigativë, e bëjnë punën e tyre. Disa dokumente, të rrjedhura nga zyra e kryeprokurorit kolumbian, kanë mundur të plotësojnë disa boshllëqe. Duke u mbështetur në dokumentet e sipërpërmendura dhe tek të dhënat zyrtare, janë identifikuar 1764 raste të kapjes së kokainës me origjinë nga Kolumbia mes viteve 2016 dhe 2022. Rreth tre të katërtat e këtyre ngarkesave të kapura nga autoritetet e rendit, janë transportuar me anije të vogla, si psh anije peshkimi. Nga shifra totale, 431 ngarkesa janë kapur në anije të mëdha transporti, dhe bëhet fjalë për afro 264 tonë kokainë, pothuajse dyfishi i peshës së Statujës së Lirisë në Nju Jork të shteteve të bashkuara të amerikës.