Eva Dumani u largua nga Shqipëria nga i ati që fëmijë, në moshën 8 vjeçare dhe sot, pas 12 vitesh u rikthye 20 vjeçe në Atdhe pasi qëndroi në kampet e Sirisë. Në 2020 mundi të atdhesohej vëllai i Evës, Endri. Përpjekjet e dajës për të rikthyer mbesën e tij në atdhe, pasi i ati humbi jetën, u përmbushën vetëm 6 vite pas rikthimit të Endrit. Xhetan Ndregjoni ia kishte dalë ta kalonte Evën ilegalisht në Turqi dhe duhet të kalonte edhe pengesën e fundit, që policia turke të mos e konsideronte këtë akt kriminal dhe ta lejonte të vinte në Shqipëri. 38 persona shqiptarë janë riatdhesuar nga kampet Al-Hol dhe Roj drejt Shqipërisë në kuadër të operacioneve të organizuara nga qeveria shqiptare, kryesisht gra dhe fëmijë që njiheshin ose kishte informacion zyrtar për ta dhe janë kthyer në vend. Sakaq, nga informacionet që kanë autoritet shqiptare rezulton se 22 gra dhe fëmijë shqiptarë kanë dalë nga kampet Roj dhe Al-Hol dhe janë nën kujdesin e autoriteteve Siriane.