Konfiskimet e kokainës në portin Belg të Antwerpit, portën kryesore hyrëse në evropë të karteleve të drogës së amerikës së jugut, ka shënuar një rekord të ri vitin e kaluar. 116 tonë kokainë u konfiskuan vetëm në Antverp gjatë 2023, i tha ministri belg i financave, Vincent van Peteghem gazetarëve, një rritje kjo me pesë për qind krahasuar me 2022, që po ashtu kishte shënuar një tjetër rekord. “Këto janë sasi që sjellin një rrezik gjigant për sigurinë në portet dhe qytetet tona, për sigurinë e qindra punonjësve të portit dhe doganave në vend dhe për sigurinë e familjeve tona”, tha ministri. Belgjika, holanda fqinje dhe spanja, janë tre vendet kryesore evropiane të importit të paligjshëm të kokainës e cila vjen kryesisht nga Panamaja, Kolumbia dhe Ekuadori.