Është shembur me tritol hoteli 6-katësh në zonën e plazhit në Durrës. Shpërthimi në fjalë erdhi pas 4 orëve punë të forcave xheniere. Godina u dëmtua rëndë nga tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit, ndaj u shemb me shpërthim të kontrolluar. IKMT-ja ka realizuar një shpërthim të kontrolluar me qëllim që të mos pësonin dëmtime godinat përreth. “Ishte një shpërthim i fuqishëm; para shpërthimit u evakuuan banorët tutje perimetrit të sigurisë”, raporton gazetarja e Top Channel- it, Elda Menga.