Me rritjen e numrit të njerëzve që shkojnë në palestër, në mënyrë të pashmangshme janë shtuar edhe dëmtimet që ndodhin gjatë aktivitetit fizik. Ka shumë njerëz të cilët i neglizhojnë dhe këto probleme agravohen. Por cilat janë problematikat më të shpeshta që vijnë nga palestra, cilat janë dëmtimet që ndodhin më shpesh? Të ftuar: Blerta Hamolli, ortopede Egert Xhoga, fizioterapist Programi i shëndetit "Hipokrati" vjen në këtë sezon i rikonceptuar me fokus informacionin e shkurtër dhe utilitar. "Hipokrati" sjell filozofinë e jetesës së shëndetshme, synon të jetë guida e njerëzve, pacientëve në përballjen me sëmundjen, duke promovuar mjekësinë e sigurtë. Çdo të shtunë, ora 15:40 Autore/ Moderatore: Ermira Çausholli