Vetëm gjatë vitit 2023 në vendin tonë janë shënuar rreth 90 raste. Në të njëjtin nivel kanë qenë edhe në vitin 2022 ndërsa përsa i përket viteve të pandemisë numri i tyre ka arritur deri në 156. Viti 2024 dhe pse jane vetëm ditet e para numerohen 8 raste vetëvrasje, rasti i fundit ishte ditën mesditën e djeshme, është paraqitur për të marrë mjekim në spitalin rajonal të Beratit, shtetasja F. B., 45 vjeçe, e cila dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike, për shkak të depresionit, ka konsumuar Fotoksinë. Pavarësisht ndërhyrjes së specializuar të shërbimeve mjekësore, 45-vjeçarja ka humbur jetën.