Shpesh kur duhet të paketojmë për udhëtime jemi në mëdyshje; ngandonjëherë i mbimbushim valixhet dhe herë të tjera harrojmë aksesorë të rëndësishëm. Teuta Borova, një udhëtare profesioniste, na tregon eksperiencën e saj si dhe disa këshilla që duhet t’i keni parasysh kur udhëtoni.