Këto stola nuk janë mësuar kurrë të rrinë vetëm. Madje as në mot të ftohtë. Një grup luan me letra, të tjerë domino. Është e vetmja mënyrë me të cilën ata vrasin vetminë. Pavarësisht mençurisë e urtësisë që i karakterizon, pavarësisht riskut që u kanosej, ata ju bindën të fundit urdhrit për të qëndruar në shtëpi. Ndoshta sepse vetmia dhemb më shumë sesa frika e virusit.