Shqiptarët nuk janë të lumtur. Këtë e ka treguar Indeksi I Lumturisë, I publikuar ditën e djeshme nga Organizata e Kombeve të Bashkuara. Sipas Indeksit, Shqipëria është renditur në vendin e 87, duke mbetur një ndër më të palumturat në Europë. Në renditjen e këtij viti, Shqipëria ka lënë pas vetëm Turqinë, që është në pozicionin e 98. Vendi më i lumtur në rajon mbetet Kosova (29), e ndjekur nga Serbia (37), Mali i Zi në vendin e 76 dhe Maqedonia e Veriut, në vendin e 84. Maqedonia e Veriut, vitin e kaluar renditej më keq se Shqipëria, në vendin e 92. Gazetar: Kristo Kote Çdo ditë në një transmetim live do të vinë ngjarje të aktualitet, fenomene histori njerëzore, por edhe ngjarje të bujshme, ku program do të thellohet në to për të sjellë ekskluzive protagonistët e tyre. Lidhje direkte nga e gjithë Shqipëria. Dinamika e jetës shqiptare do të jetë çdo ditë në ekranin e Top Channel. Prezantojnë: Erjona Rusi & Arjon Muça Autore: Eralda Kenaj