Janë me qindra pallate të pahipotekuara dhe në procesin e nisur problematika më e madhe është për ata që i ka braktisur ndërtuesi. Top Channel ndoqi një grup banorësh në zyrat e ALUIZNI-t. Drejtori i Tiranës u shpjegon se në fillim objekti do legalizohet e më pas vjen hipotekimi. Shteti ndërkaq u lehtëson atyre barrën e dokumenteve që i takonin ndërtuesit.