Vetëm pak muaj më parë, suedezët u shokuan dhe zemëruan, pasi një vava u vra në mesin e ditës, në sytë e të birit, në një lagje të stokholmit, ndërsa raportet e mediave tyregonin se ai ishte konfrontuar me një bandë të rinjsh... Vendi skandinav ka parë një rritje të dhunës në vitet e fundit teksa bandat kriminale grinden për kontrollin e tregjeve të drogës, me shpërthime bombash dhe të shtëna armësh që regjistrohen çdo javë. Bandat shpesh rekrutojnë adoleshentë të rinj për të kryer vrasje, sepse ata nuk mbajnë përgjegjësi penalisht, me disa autorë të akteve të dhunës që janë edhe 12 vjec. Kryeministri suedez Ulf Kristersson dhe udhëheqësja e opozitës Magdalena Andersson vizituan periferinë Skarholmenit në jug të kryeqytetit.